Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kreu i ICMPD-së i bën thirrje BE-së të shtojë dëbimet e emigrantëve

09:34 16/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Kreu i Qendrës Ndërkombëtare për Politikat e Migracionit, një organ me ndikim i financuar nga Bashkimi Evropian, ka bërë thirrje që BE të zbatojë me më shumë vendosmëri kthimin e azilkërkuesve që u refuzohet kërkesa për strehim.

Në një intervistë për agjencinë AFP, drejtori i përgjithshëm i ICMPD-së, Michael Spindelegger, deklaroi se pavarësisht kritikave, organizata që ai drejton nuk mban përgjegjësi për abuzimet individuale të të drejtave të njeriut në vendet ku ajo operon.

Spindelegger, ish-zëvendëskancelar austriak nga Partia Popullore konservatore, argumentoi se zbatimi i një politike efektive kthimi është jetik në kuadër të paktit të ri evropian për migracionin, i cili pritet të hyjë në fuqi në qershor 2026.

“Nëse dikush nuk përfiton azil dhe gjithsesi qëndron në BE, kjo minon shtetin ligjor”, u shpreh ai.

Ai shtoi se riintegrimi i migrantëve në vendet e origjinës është një element kyç për të shmangur largimin e tyre të përsëritur drejt Evropës. Aktualisht, më pak se 20% e personave që urdhërohen të largohen nga BE-ja kthehen realisht në vendet e tyre, sipas statistikave të vetë bllokut.

ICMPD, e cila ka selinë në Vjenë dhe operon në më shumë se 90 vende, këshillon institucionet e BE-së dhe zbaton projekte migracioni në Afrikë, Azi dhe Evropë. Rreth 70% e buxhetit të saj vjen nga Komisioni Evropian.

Megjithatë, organizatat për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar ICMPD-në për bashkëpunimin me autoritete si rojet bregdetare të Tunizisë dhe Libisë, të akuzuara për keqtrajtime ndaj migrantëve.

Spindelegger i quajti këto si “raste të izoluara” dhe theksoi se ICMPD përfshin trajnim për të drejtat e njeriut në kurset që ofron për forcat kufitare në vendet tranzit.

Ndërkohë, propozimet e fundit të Komisionit Evropian për të lehtësuar përpunimin e kërkesave për azil në vende të treta kanë shtuar shqetësimet, pasi këto mund të çojnë në ngritjen e qendrave jashtë BE-së për trajtimin e migrantëve, një ide që organizatat humanitare e kanë kundërshtuar.

Propozimi për qendrat e jashtme të përpunimit të azilit duhet ende të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare.

ICMPD ka 21 vende anëtare, kryesisht nga BE-ja, dhe një staf prej mbi 500 personash. Ajo u themelua në vitin 1993 nga Austria dhe Zvicra.

Etiketa: BEEmigrange

Të tjera

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin
Aktualitet

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

Tension, zemërim dhe frikë. Kjo është panorama në fshatin Çiflik të Bashkisë Dimal, ku banorët kanë dalë në protestë duke...

12:41 11/01/2026
Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin
Aktualitet

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

Drejtoresha e Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministria e Brendshme, Alma Bime, është arrestuar sërish nga Policia e...

15:41 10/01/2026
Para
Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, ndër të shoqëruarit në polici edhe një vajzë

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, ndër të shoqëruarit në polici edhe një vajzë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

12:41 11/01/2026
Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

15:41 10/01/2026
SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

14:11 10/01/2026
Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

13:42 10/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.