Liderë t botërorë kanë uruar Giorgia Meloni-n për marrjen e postit si kryemistre e Italisë. Urimet e para kanë ardhur nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nëpërmjet rrjetit social Twitter.
“Urime për Giorgia Meloni për emërimin si kryeministre e Italisë , gruaja e parë që mban këtë post. Pres bashkëpunim konstruktiv me qeverinë e re për sfidat me të cilat përballemi së bashku”, shkruan presidentja e Komisionit Europian Von der Leyen.
Presidenti i Këshillit Europian Charls Michel në mesazhin e tij urues, e fton Giorgia Meloni që të punojnë së bashku për të mirën e Italisë dhe BE-së.
Presidenti i SHBA-ve Joe Biden gjithashtu ka përshendetur kryeministren italiane Meloni. “Italia ë shtë një aleat jetik i NATO-s dhe një partner afërt, teksa kombet tona ndajnë së bashku sfidat e përbashkëta globale. Si liderat e G7-ës, unë pres që të vazhdojmë të rritim mbështetjen për Ukrainën, të bëjmë që Rusia të mbajë përgjegjë si për agresionin e saj, të sigurojmë respektimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike dhe të krijojmë një rritje të qëndrueshme ekonomike”- u shpreh Biden.
Edhe Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky përcolli urimin e tij për Melonin me anë të një statusi në Twitter. “Jam optimist se do të vazhdojmë bashkëpunimin e frytshëm për të siguruar paqen dhe prosperitetin në Ukrainë, Itali dhe Botë”, ka thënë Zelensky.
Giorgia Meloni, liderja e djathtë, fituese e zgjedhjeve në Itali u zyrtarizua si kryeministrja e parë italiane këtë të shtunë. Meloni u betua nga presidenti italian Sergio Mattarella në një ceremoni në Pallatin Quirinale në Romë.