Skip to content
Politikë

Krah bashkëshortes, Berisha uron nga shtëpia: Shqipëria u gdhi sot si Bjellorusia

· 1 min lexim

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë ditë të parë të vitit 2024.

Për rrjeteve sociale, ai ka ndarë një foto nga shtëpia e tij së bashku me bashkëshorten, Liri Berisha, duke shkruar:  “Gëzuar miq. Shqipëria u gdhi sot si Bjellorusia! Por, Viti i Ri është fillim i ri, shpresë e re. Betejë pa kthim. Fitore.”

Kujtojmë se edhe dje ai uroi shqiptarët duke thënë se viti 2023 ishte një vit ku vendi ynë humbi pluralizmin politik.

Ndërkohë këto ditë e kanë gjetur Berishën në arrest shtëpie që pas vendimit të GJKKO-së, pasi akuzohej për korrupsion pasiv  për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.