Skip to content
Kryesore

KQZ miraton fletëvotimin, nis votimi jashtë Kosovës

· 1 min lexim

Procesi i votimit për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës do të nisë më 9 janar.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, njoftoi se sot do të mblidhet KQZ për të miratuar fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Elezi theksoi se komisioni do të shqyrtojë dhe miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për këto zgjedhje.

“Mund t’iu konfirmoj se pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, më 8 janar, KQZ do të shqyrtojë dhe miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Pasi KQZ të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës. Gjithashtu, miratimi i fletëvotimit mund t’iu shërbejë edhe subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore, e cila fillon zyrtarisht më 11 janar”, ka deklaruar Elezi.