KQZ merr vendimin/ Katër deputetë të rinj nga PD dhe LSI i shtohen Parlamentit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Katër deputet të rinj i shtohen ditën e sotme Parlamentit të Shqipërisë dhe kjo ka ardhur pas marrjes së vendimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Katër deputetët janë ndarë në dy që i përkasin Partisë Demokratike, përkatësisht Andi Përmeti dhe Erion Piciri, dhe në dy që i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim, përkatësisht Eugen Bojaxhi dhe Fatjona Dhimitri.

Duke qenë se vendimi është marrë ditën e sotme, seancën e radhës planare, të katër deputetët do të betohen para Parlamentit.

Aktualisht me katër prurjet e reja, numri i deputetëve në Parlamentin Shqiptar shkon në 106.

Shpërndaje
Share.

Komento