Skip to content
Të Gjitha

KQZ merr vendimin/ Bindja Demokratike regjistrohet në zgjedhje, Klement Zguri voton kundër

· 1 min lexim

Ditën e sotme, 27 prill 2019, Komsioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar partinë Bindja Demokratike të drejtuar nga Astrit Patozi në zgjedhjet lokale.

KQZ-ja ka marrë një vendim për regjistrimin e kësaj partie, ku 4 vota ishin pro dhe vetëm 1 prej tyre kundër.

Katër anëtarët që ishin pro regjistrimit i përkësini  mazhorancës, ndërkohë që i vetmi që ishte kundër ka qenë vet kryetari, Klement Zguri.

Tashmë kemi edhe një subjekt tjetër partiak që do të konkurrojë në zgjedhjet e 30 qershorit përkrah partive që mbështesin mazhorancën që janë regjistruar deri më tani.