KQZ bën publik numrin/ Ja sa parti janë konfirmuar se do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ashtu si edhe është lajëmruar me herët, dita e martë  është afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ për zgjedhjet lokale të 30 qeshorit.

Pasi jemi vetëm tri ditë larg, tashmë vjen edhe numri i partive që janë regjistruar deri më tani dhe numri i saktë është 25 të tilla, ndërkohë që edhe 8 të tjera kanë bërë aplikimin për regjistrim.

Sipas Shqiptarja.com, regjistrimi i 8 partive që kanë aplikuar do të ndodhë ditën e martë,  dhe kështu numri në total do të shkojë në 33 parti që do të jenë pjesëmarrëse në zgjedhje.

Për më tepër në listën e mëposhtme do të shihni edhe aleatë të Partisë Demokratike të tillë si:

Bashkimi Demokrat Shqiptar me kryetar Ylber Valteri,

Partia Ora e Shqipërisë e drejtuar nga Zef Shtjefni,

Bashkimi Liberal Demokrat e drejtuar nga Arian  Starova,

Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë e Arian Galdinit,

Partia Kombëtare Konservatore   e drejtuar nga Kujtim Gjuzi.

Nuk dihet se çfarë mund të ndodhë deri të martën dhe nëse mund të kemi surprizë nga ana e opozitës së bashkuar për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale.

REGJISTRUAR

ALEATË TË RAMËS

  1. Partia Socialiste e Shqipërisë          Edi Rama
  2. Partia Socialdemokrate Shqiptare  Skender Gjinushi
  3. Partia e Gjelbër                                Edlir Petanaj
  4. Partia Kristian Demokrate               Dhimitër Muslia
  5. Partia Aleanca Demokristiane          Zef Bushati
  6. Partia Socialiste e Moderuar            Gjergji Koja
  7. Partia Unitetit Kombëtar                   Idajet Beqiri
  8. Partia Emigracionit Shqiptar             Kostaq Papa
  9. Personat me Aftësi të Kufizuar         Gjovalin Shqalshi
  10. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare  Genci Sakaj
  11. Partia e të Drejtave të Mohuara       Ilir Vata
  12. Demokracia e Re Europiane            Koçi Tahiri
  13. Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane       Valentino Mustaka
  14. Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet Kujtim Muça
  15. Partia Ardhmëria Shqiptare                     Emin Subashi
  16. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen      Kristo Kiço
  17. Partia për Demokraci dhe Solidaritet       Gaqo Apostolo
  18. P. Për Mbrojtjen e të drejtave te emigranteve    Ymer Kurti
  19. Partia Komuniste e Shqipërisë                  Qemal Cicollari

ALEATË TË BASHËS

  1. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber Valteri
  2. Partia Ora e Shqipërisë                     Zef Shtjefni
  3. Partia Bashkimi Liberal Demokrat   Arian Starova
  4. Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë Arian Galdini
  5. Partia Kombëtare Konservatore                 Kujtim Gjuzi

JASHTË KOALICIONEVE

  1. Partia për Mbrojtjen e te Drejtave të Puntoreve   Kadri Isufaj

KANË BËRË KËRKESË NË KQZ, REGJISTROHEN TË MARTËN

JASHTË KOALICIONEVE

  1. Fryma e Re Demokratike       Bamir Topi
  2. Lista e Barabartë                   Ben Blushi
  3. Partia Zgjidhja                       Koço Kokëdhima

ALEATË TË RAMËS

  1. Partia Demokracia Sociale             Paskal Milo
  2. Partia Ligj dhe Drejtësi                    Spartak Ngjela
  3. Partia Socialpuntore Shqiptare       Ramadan Ndreka
  4. Partia e Reformave Demokratike   Krenar Rryçi
  5. Pajtimi Kombëtar Shqiptar            Spartak Dobi

NË KUSHTE PËR T’U MOS REGJISTRUAR. NUK KA KTHYER FONDET     

  1. Partia Aleanca Demokratike Shqiptare            Eduart Abazi
Shpërndaje
Share.

Komento