Deputeti shqiptar dhuron pagën e një muaji për Notre Dame: Franca më ka mbrojtur familjen

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse lajmi i djegies së saj tashmë është përthithur disi, përsëri Notre Dame mbetet një shqetësim për shumë persona.

Pas kërkesës së Macron për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e katedrales 850- vjeçare, tashmë janë bërë mbi 800 milionë euro nga donacione të ardhura nga e gjithë bota, përfshirë këtu qytetarë të thjeshtë, biznesmenë, politikanë e shtete me radhë.

Mirëpo listës i shtohet edhe një deputet i Parlamentit të Kosovës, Labinot Tahiri, i cili është ofruar që të dhurojë pagën e tij mujore në ndihmë të katedrales.

Tahiri përmes një postimi ka lajmëruar se do të jap 1000 euro që merr si pagë nga Kuvendi për të ndihmuar sadopak në rritjen e shumës së mbledhur për rindërimin e Notre Dame dhe kjo sepse ka një histori të lidhur me të.

Postimi i plotë

“Për Notre Dame nga paga ime!

Edhe pse nuk jam me financa ashtu siq kam qenë, duke kujtuar se nuk punojë jashtë Kosovës, derisa dorëzova pasaportat e mia!

Prap, jam i gatshëm sado pak të jap nga vetja ime, si një djalë i një nane dhe djalë i babasë, kur ata ishin në gjendje të rëndë sebashku me vajzën Anduenen dhe djalin Milotin gjatë luftës! Duke mos harruarë kurrë, Franca e dashur, dhe qyteti Amien’s, i strehoi duke ua mundësuar bukën, fjetjen sigurinë dhe gjithçka të mirë që kishin deri në ditët që u kthyen në Kosovën e Lirë. Si qytetarë i ri i këtij atdheu, humanitar, këngëtarë, e tani deputet i zgjedhur nga dora e 20 mijë të rinjëve e të rejave nē Parlamentin e Kosovës, dua të ndaj nga paga ime mujore, 1000 euro për rastin e Notre Dame!

Këto nuk jan shumē, por zemra ime i është mirënjohës kësaj Kosove e shqiptarëve, që ma mundesojnë, ku sot e kam mundesinë sëpaku një mirësi ta bëjë si shejë mirënjohëje për Prindët dhe familjen time dhe shumë familje që u ndihmoi SHTETI FRANCEZ. Polemikat se ku bën të bëhet mirë apo keq, i di vetëm KRIJUESI YNË ZOTI. Prandaj, kujtojeni ditën e vështirê, ani që sot nuk kemi luftë, mund të kemi prap. Faleminderit FRANCË. Zoti ju bekoftë juve dhe ata që i duan shqiptarët✊ Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, shkuan Tahiri.

Shpërndaje
Share.

Komento