KPK tjetër vendim për shkarkim/ Lirohet nga detyra Kryetarja e Gjykatës së Gjirokastrës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vetting-u rrëzon edhe një tjetër drejtues të rëndësishëm të gjyqësorit dhe këtë herë në Gjirokastër.

KPK ka marrë vendimin për të shkakruar nga detyra kryetaren e Gjykatës së Gjirokastres Albina Spahaj, e cila nuk përmbushi kushtet për kalimin e fazës përfundimtare.

Spahaj ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor, duke filluar që prej vitit 1998 ku ka filluar si gjyqtare në Gjykatën e Tepelenës dhe më pas është vendosur pranë Gjykatës së Gjirokastres.

Mirëpo nëse kthehemi vetëm dy vite pas, vendin që Spahaj ka mbajtur deri më sot ka qenë i Guximtar Boçit, i cili është akuzuar për skandal seksual, por është shpallur i pafajshëm nga gjykata.

Shpërndaje
Share.

Komento