Skip to content
Politikë

KPA rikthen në detyrë prokuroren e Tiranës

· 1 min lexim

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla, e cila ishte shkarkuar nga shkalla e parë e vetingut.

Vendimi u shpall pas shqyrtimit të ankimit të Ziflës kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e shkarkoi atë më 16 qershor 2021.

Trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Natasha Mulaj, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz, vendosi me shumicë votash të ndryshojë vendimin e KPK-së dhe të konfirmojë Ziflan në detyrë.