Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

KPA konfirmon në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano

10:07 22/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të konfirmuar në detyrë, Petrit Çanon, i cili aktualisht mban postin e drejtuesit të Prokurorisë së Krujës. Vendimi vjen pas një përballjeje më 14 shtator të këtij viti në KPA mes Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, i cili ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmim e Çanos në tetor të vitit 2019. KPA mori vendim për të rrëzuar pretendimet e ngritura nga Komisioneri Publik Florjan Ballhysa ndaj prokurorit të Krujës Petrit Çano, duke i cilësuar ato të pambështetura në prova.

Trupa e KPA-sw me kryesuese Rezarta Schuetz, relatore Ina Rama, anëtarë Albana Shtylla, Sokol Çomo dhe Ardian Hajdari, vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të lënë në detyrë Çanon.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 53/2019, datë 25.10.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 183, datë 19.07.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Petrit Çano.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 183, datë 19.07.2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Petrit Çano.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Çano u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 19 korrik 2019, por vendimi u apelua nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa në tetor të atij viti. Prej prillit 2021 deri këtë të martë Kolegji zhvilloi një duzinë seancash, gjatë të cilave u paraqitën ndër të tjera edhe denoncime shtesë dhe një raport i ri negativ nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ndaj Çanos i cili nuk u mor në konsideratë. Kujtojmë se ishte paraqitur edhe një denoncim i ri ndaj Çanos, i depozituar pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, i cili u trajtua gjatë seancës publike më 30 korrik. Komisioneri Publik evidentoi atëherë se denoncimi ishte i njëjti, për të cilin me parë Kolegji ka vendosur të mos e shqyrtojë për shkak se nuk përmbush kriteret.

Por pasi dëgjoi pretendimet e palëve kryesisht sa i përket pasurisë dhe profesionalizmit dhe vlerësoi më vete raportin e DSIK-së, i cili mbetet i klasifikuar si sekret shtetërorë, Kolegji gjeti se Çano duhej të qëndronte në detyrë.

Kolegji rrëzoi fillimisht pretendimin e Ballhysës se në tërësi Çano kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia. Ndërsa Schuetz lexoi se pretendimet në lidhje me fiktivitetin e çmimit për dy apartamente nuk qëndronin, duke iu referuar kohës së blerjes dhe po ashtu kontratave të ngjashme.

KPA rrëzoi edhe pretendimin për paligjshmëri të një shumë prej 600 mijë lekësh përfituar nga likuidimi i biznesit të bashkëshortes së prokurorit dhe arsyetoi se deklarimi i tij i pasurisë ishte i besueshëm.

Schuetz lexoi se pas hetimit nga vetë trupa e KPA vendimi i DSIK-së për të shpallur Çanon si të papërshtatshëm ishte i pabazuar. Sipas KPA ndryshimi i raportit nga ana e DSIK-së nga përshtatshmëri në papërshtatshmëri ishte bërë mbi të dhëna të paverifikuara nga vetë organi ligjzbatues dhe jashtë kontekstit të verifikimit të figurës bazuar në ligjet për procesin e vetingut.

Njëkohësisht KPA rrëzoi pretendimet e Komisionerit Publik se Çano si drejtues,  prokuroria duhej të mbante përgjegjësi në lidhje me vendimet e prokurorëve vartës në rastet e disa lirimeve të diskutueshme të burgosurve për krime të rënda. KPA tha se nuk u gjetën raste të veçanta mbi të cilat të hetohej sjella e Çanos.

Vetë Çano në mbrojtje të tij pati vënë në dukje se rastet që kishin sjellë edhe debat publik ishin apeluar prej prokurorisë që ai drejtonte. Kolegji u shpreh se të dhënat e paraqitura nuk bënin të mundur arritjen e përfundimeve mbi mënyrën se si Çano kishte ushtruar detyrën e tij.

 

Etiketa: kpaPetrit Canovendim

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
Beteja ndaj COVID-19, ish-ministri i Shëndetësisë ka një apel për qeverinë

Beteja ndaj COVID-19, ish-ministri i Shëndetësisë ka një apel për qeverinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.