Skip to content
Bota

Kosovë/ Veterani voton me uniformën e UÇK

· 1 min lexim

Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet parlamentare, ku rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin qeverinë për katër vitet e ardhshme.

Shumica e liderëve politikë kanë hedhur tashmë votën e tyre, duke inkurajuar qytetarët për një pjesëmarrje masive në procesin zgjedhor.

Një prej qytetarëve që votoi në orët e mëngjesit ishte Muhamet Kuka, një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ka votuar me uniformën që mbante gjatë luftës.