Skip to content
Rajoni & Bota

Kosovë/ Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19, shënohet 1 viktimë në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit. Nga të dhënat, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë nga COVID-19 dhe nga 1.963 testime të bëra në të gjithë vendin kanë rezultuar 18 raste pozitive. Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë ka shënuar rritje të konsiderueshme pasi janë regjistruar 16 raste më shumë se dita e djeshme.

Lajm i mirë është se betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 14 persona. Që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të vaksinës.

Deri më sot 20.701 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

22 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të vaksinës.

Deri më sot 20.701 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.963 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.255.

Në total numri i rasteve aktive është 165.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!