Skip to content
Rajoni

Kosovë, Hoti shkarkon drejtorin e përgjithshëm të policisë

· 1 min lexim

Kreu i qeverisë së  Kosovës, Avdullah Hoti ka shkarkuar sot nga detyra  Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.

Lajmi është  dhënë nga kryeministria nëpërmjet një njoftimi  për shtyp ku sqarohet se shkarkimi i tij është bërë duke u bazuar edhe në raportin e performancës së drejtorit..

Qalaj ishte emëruar në këtë pozitë më 28 gusht të vitit 2018 nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Para kësaj pozitë, Qalaj ka shërbyer si Drejtor i Departamentit të Operacioneve në Policinë e Kosovës.

Zyra e kryeministrit Hoti  ka njoftuar se në përputhje me Ligjin për Policinë, në postin e drejtorit të përgjithshëm të policisë është emëruar Samedin Mehmetin.

”Në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Samedin Mehmetin, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës” thuhet në njoftim.

/GazetaReforma.com/