Skip to content
Të Gjitha

Kosova vijon të ruaj rekordin pozitiv me vetëm 1 viktimë nga COVID-19, ja sa ka shkuar numri i të infektuarve

· 1 min lexim

Ka shkuar në 112 numri i të infektuarve nga COVID-19 në Kosovë pasi nga 92 mostra të marra 24 orët e fundit, katër prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë.

Sakaq, pas përsëritjes së dytë të testimit, katër pacient konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.

Nga data 8 shkurt e deri me tani, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,267  të dyshuar, teksa deri tani në Kosovë ka ndërruar jetën vetëm një i moshuar 82-vjeçar.

Në nivel global, deri tani janë regjistruar  828,116 raste me COVID-19 dhe 40,728 viktima.

Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (176.518), Italia (105.792), Spanjë (94.417), Kina (81.518), Gjermani (68.180), Irani (44.605), Francë (44.550), Mbretëri të Bashkuar (25.150), Zvicër (16.186), Turqi (13.531), Belgjikë (12.775), Holandë (12.595), Austria (10.088) duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.314), Serbi (900), Kroaci (867), Slloveni (802), Maqedoni e Veriut (329), Shqipëri (243) dhe Mal i Zi (105).

Në Europë janë raportuar këto shifra të vdekurish: Itali (12.428), Spanjë (8.269), Francë (3.024), Mbretëri e Bashkuar (1.789), Holandë (1.039), Belgjikë (705), Gjermani (682), Zvicër (395), Turqi (214), Austri (128), Danimarkë (90), Greqi (49), Poloni (32), Serbi (23), Luksemburg (23), Hungari (16), Slloveni (15), Shqipëri (13), Maqedoni e Veriut (9), Kroaci (6) dhe Mali i Zi (2).