Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kosova riatdheson 110 persona nga Siria, mes tyre të dyshuar dhe për terrorizëm

20:09 22/04/2019
Reading Time: 2 min lexim

Autoritetet e Kosovës të ndihmuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kthyer 110 persona nga zonat e luftës në Siri, 74 fëmijë, 32 gra dhe 4 persona të rritur që dyshohet se kanë qenë luftëtarë. Ndërkohë theksohet se Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë filluar intervistimin e disa grave të kthyera nga Siria, me dyshimin se mund të jenë pjesëmarrëse në grupe terroriste.

Avokatja Fehmije Gashi Bytyqi ka ardhur në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve në fshatin Vranidoll afër Prishtinës, për të mbrojtur një grua e cila dyshohet se ka marrë pjesë në një organizatë terroriste në Siri, dhe që burri i saj ende po qëndron në zonën e luftës në Siri.

“Policia e Kosovës, përmes Odës së Avokatëve më kanë ftuar sipas detyrës zyrtare të mbrojë një grua e cila dyshohet se ka marrë pjesë në grupet terroriste në Siri.” – ka theksuar avokatja.

Nga personat e kthyer janë edhe katër militantë të cilët aktualisht janë në paraburgim si të dyshuar për pjesëmarrje në organizata terroriste.

Naile Arifi nga Prishtina, erdhi në qendër me familjen e saj për të vizituar gruan dhe pesë fëmijët e vëllait të saj, i cili ka vdekur në zonat e luftës në Siri para tri vite e gjysmë. Ajo tha se nuk i ka parë familjarët e saj për pesë vite e gjysmë.

“Ne këtu kemi ardhur t’i shohim fëmijët e vëllait dhe gruan e tij. I takuam, mirë qenkan, mirë i kanë pritur.” – është shprehu Naile Arifi mbas takimi me të afërmit e saj.

Vizitat e tyre zakonisht zgjasin vetëm disa minuta. Sipas Policisë së Kosovës, shkruan “Radio Europa e Lirë”,  në Siri ende janë rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe tetë fëmijë të cilët janë me shtetësi kosovare. Që nga viti 2012 rreth 400 njerëz nga Kosova i janë bashkuar të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Ndërkohë në kampin “Al Hol” në Siri që kontrollohet nga forcat ushtarake kurde, jetojnë edhe 50 shtetas shqiptarë, kryesisht fëmijë dhe gra, që janë kapur gjatë luftimeve mes forcave kurde dhe dy organizatave terroriste ISIS dhe Al-Nustra që vepronin në Siri dhe Irak. Shteti shqiptar nuk ka bërë ndonjë lëvizje për të riatdhesuar gratë e fëmijët të luftëtarëve të ISIS-it dhe Al-Nustra. Shteti nuk u trembet fëmijëve, të cilët janë të pafajshëm në këtë histori, por grave, teksa një pjesë e tyre janë ekstremiste dhe përbëjnë rrezik potencial për kërcënim nëse do të riatdhesoheshin për shkak të ndikimit që kanë pësuar gjatë qëndrimit në Siri. Jo vetëm Shqipëria por edhe shtetet e tjera kanë frikë që të hapin dyert për këta njerëz për shkak të kërcënimit që paraqesin.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: 110 personaKosovariatdhesonSiria

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Zhduket 5-vjeçarja në Tiranë: Prindërit apel për ndihmë

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English