Kosova ndodhet në një gjendje kritike të përparimit të virusit Covid-19. Sipas ekspertëve të shëndetësisë, në Kosovë po shpërthen një fazë e re e infektimeve. Kujtomë se në 14 Shkurt në këtë vend u zhvilluan dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme, ndoshta kjo mund të ketë ndikuar në rritjen e ndjeshme të infektimeve dhe vdekjeve, që prej ditësh po kapin shifra rekord.
Sipas Drejtorit të Shërbimit Klinik të Kosovës, Valbon Krasniqi tha se : Janë 678 pacientë të shtrirë në të gjitha institucionet shëndetësore të Kosovës, e që është numër më i madh për 150 pacientë më shumë brenda 10 ditësh.”
Krasniqi ka thënë se tash Kosova është në një fazë të re të të infektuarve dhe të të shtruarve në institucionet shëndetësore dhe se po bëjnë maksimumin të ofrojnë shërbime mjekësore, që asnjë pacient mos të mbetet i pa trajtuar.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit në Kosovë u raportuan 13 raste të vdekjes, ndërsa numri total i rasteve pozitive ka arritur në shifrat e 74.079 raste nga 335,123 persona të dyshimtë me virusin dhe 1668 raste të vdekjes.
Dje u raportuan 452 qytetarë të infektuar. Shifra këto të larta krahasuar me shifrat e disa javëve më parë.
Sa i përket numrit të përgjithshëm të shëruarve deri më sot është 62650 raste, kurse aktive janë 9761 persona.