Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Koronavirusi/ Sondazhi: 40% e agjencive turistike mund të falimentojnë në fund të vitit

15:48 18/10/2020
Reading Time: 5 min lexim

Aktualisht 10% e bizneseve që ofrojnë shërbime turistike kanë pezulluar aktivitetin, ndërsa 40% e këtyre agjencive raportojnë se, nëse nuk ndryshon situata dhe nuk ka një paketë ndihme nga qeveria, mund t’ia dalin pa shpallur falimentin deri në fund të këtij viti.

Të dhënat dalin përmes një sondazhi që ka bërë Shoqata e Turoperatorëve, me bizneset e licencuara në Shqipëri për dhënien e shërbimeve turistike.

Sipas anketës, në vitin 2019-ë, 51% e këtyre kompanive klasifikoheshin si biznese të mëdha me 4-35 punonjës, ndërsa sot numri i këtyre kompanive zë vetëm 30% të tregut që ofron shërbime turistike.

Sipas Shoqatës së Turoperatorëve, gjysma e numrit të punonjësve në kompanitë e mëdha janë shkurtuar, ndërsa humbjet mesatare për çdo agjenci turistike këtë vit llogariten nga në 20 mijë euro për bizneset e vogla në mbi 50 mijë për të mëdhatë.

21% e bizneseve të këtij sektori mendojnë se puna mund të rifillojë në pranverë të vitit të ardhshëm, ndërsa 74% e shohin situatën si të paqartë dhe të zymtë.

Turizmi rezulton si një nga sektorët më të prekur të pandemisë. Në vitin 2019 kjo degë zinte 10% të prodhimit kombëtar të vendit.

Propozimet e Unionit

Unioni Turistik Shqiptar vlerëson se nëse ky sektor nuk mbështetet me politika të veçanta do të shkojë drejt falimentimit. Në një kërkesë zyrtare drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe firmosur nga kreu i Unionit, Rrahman Kasa, nënvizohet se aktualisht rezervimet për muajt prill, maj, qershor janë zero e për pasojë i gjithë sektori ka kaluar në kolaps.

“Shoqatat e turizmit, duke analizuar me shumë seriozitet situatën aktuale në të cilën ndodhet ekonomia e vendit dhe në mënyrë të veçantë industria e turizmit, për shkak të COVID-19 konkludojnë se aktualisht kjo industri është në një kolaps total.

Ne jemi të vetëdijshëm se qeveria po përballet me shumë vështirësi në këto momente shumë  delikate në marrjen e masave për daljen nga kjo situatë, por ne si sektor kemi nevojë për një vëmendje më të madhe për shkak të specifikës së veçantë që kjo industri ka dhe për këtë arsye kërkojmë një zgjidhje në plane të ndryshme, me qëllim që të shpëtojmë industrinë e turizmit, e cila bën të mundur punësimin e rreth 300.000 qytetarëve dhe mbulon rreth 20% te GDP.

Ne sapo filluam të rikuperohemi nga tërmeti i 26 Nëntorit, i cil siç jeni në dijeni i dha një goditje të rëndë turizmit, sidomos hotelerisë në bregdet duke shkaktuar një rënie drastike të fundit të vitit 2019 dhe të 3-mujorit të parë 2020.

Në këtë periudhë për shkak të COVID-19 ky sektor u kolapsua komplet dhe në statusin aktual rezervimet për periudhën prill-maj-qershor 2020 janë zero, pasi janë anuluar të gjitha grupet kulturore që kishin planifikuar të vizitonin Shqipërinë gjatë kësaj periudhe” thuhet në shkresën e Unionit.

Anulohen 5 milionë net qëndrimi të sezonit veror

Unioni Turistik Shqiptar vlerëson se të humbur nuk do të jenë vetëm strukturat hoteliere, por një zinxhir i tërë industrish i lidhur me turizmin. Sipas tyre për sezonin veror tashmë janë të anuluara 5 milionë net qëndrimi të rezervuara nga partnerët ndëkrombëtarë në Shqipëri.

“COVID -19 ka goditur shumë rëndë gjithë strukturën e hotelerisë bregdetare nga Velipoja deri në Sarandë, por jo vetëm pasi shumë biznese janë të lidhura zinxhir me turizmin të cilat pritet të falimentojnë, siç është transporti turistik dhe restoranet që janë dy herë të penalizuar. E para ngaqë janë mbyllur me urdhër; e dyta ngaqë nuk do të kenë klientë për shkak të anulimit të kontratave.

Më shumë se 5 milionë net akomodim të rezervuara për VERË 2020 nga turistët e huaj nëpërmjet partnerëve tanë ndërkombëtarë janë kanceluar dhe vetëm një pjesë e vogël kanë bërë stop rezervimet e tyre në varësi të dinamikës së kësaj situate.

Për këtë arsye partnerët tanë janë të detyruar që të anulojnë avionët charter dhe të kancelojne kontratat që kishin me hotelet, të cilat nga mungesa e klientëve dhe nga detyrimi i rimbursimit të pagesave të marra si parapagim janë të destinuar të falimentojnë.

Të gjithë Operatorët dhe Agjencitë e udhëtimit janë duke kanceluar të gjitha pritshmëritë/pra investimet e bëra në panaire -kontakte -Fam trip në 2019 / si dhe përgatitjet e strukturave kanë bërë STOP dhe kanë mbyllur 100% dyert duke krijuar në humbje jo të vogël

Ju bëjmë të ditur se në situatën aktuale ky sektor do të humbasë mijëra e mijëra profesionistë të cilët i kishte përgatitur me shumë sforco gjatë 3-4 viteve të fundit siç janë: Specialistë Udhëtimësh, Menaxherë Hotelesh, recepsionistë -kamerierë -kuzhinierë etj., për shkak se këto biznese e kanë të pamundur që t’i mbajnë në punë nga mosushtrimi i aktivitetit të tyre” thuhet në kërkesë.

Dy opsionet për mbështetjen e sektorit

Shoqatat e turizmit vlerësojnë se në kushtet aktuale ka nevojë për mbështetje konkrete me një paketë të dedikuar për sektorin. Në varësi të ecurisë së situatës Unioni në kërkesën drejtuar kreut të qeverisë ka sjellë në vëmendje dy opsione që mund të aplikohen si mbështetje.

“Për të shpëtuar këtë Industri nga falimentimi i plotë, si e vetmia shpresë për një kthesë të shpejtë ekonomike të vendit ne përfaqësuesit e këtij komuniteti propozojmë që të merrni një paketë masash të dedikuara këtij sektor

OPSION 1

  • Subvencionim të pagesës së sigurimeve shoqërore për një periudh 3-6-mujore
  • Këste zero të pagesës së Tatim Fitimit për minimum 3 muaj në vazhdim
  • 3- Suport për pagën minimale edhe për bizneset e mëdha të Sektorit të Turizmit
  • Zhvlerësimin e taksës së pronës për vitin 2020
  • Mosaplikimi i taksës vendore për vitin 2020

OPSION 2

Duke mirëkuptuar situatën financiare të Qeverisë dhe duke shpresuar që situata e krijuar të kalojë brenda dy muajsh dhe të planifikojmë që bizneset e turizmit të fillojnë shërbimin më 1 QERSHOR dhe rikthimit në një normalitet të jetës.

Propozojmë që për muajt qershor-korrik-gusht-shtator të mos paguajmë taksa dhe tatime. Nëse nuk keni mundësi që të na jepni tani mos na merreni në sezon në mënyrë që të rikuperojmë humbjet e shkaktuara tani.

1) Të shmangen SIGURIMET e punonjësve për 4 muaj të sezonit veror

2) Të mos aplikohen TAKSAT VENDORE taksa e E PRONES

3) Pezullimin e pagesës së Tatim Fitimit

Kompanitë/turoperatorët outgoing-të cilët merren me dërgimin e klientëve me udhëtime masive charter në Turqi-Egjipt-Greqi të cilët kanë hapur shitjet prej 1 janarit 2020 dhe kanë bërë shitje me çmime promocionale me kushte të pakthyeshme dhe kanë bërë gjithashtu shumë më tepër parapagime për strukturat e hotelerive dhe kompanive chartuese-pra gjendja e tyre flow është për momentin negativ.

Në të gjitha tregjet europiane kanë nxjerrë një eksperiencë dhe e njohin mirë këtë si problem shumë sensibilizues kanë dalë në mbështetje ligjore të këtyre strukturave me një moto “Mos kancelo, merr voucher  dhe përdore në një vit kalendarik në bazë të datës së nisjes”.

Kjo kërkon mbështetje ligjore në të kundërt do të ketë pasoja shumë të ndjeshme të turoperatorëve dhe agjentëve të udhëtimit pasi do të krijojë problem social. Prandaj kërkohet një suport ligjor në mbrojtje të strukturave/torperatorëve outgoing me vendim të Këshillit të Ministrave.

Duke qenë koshient për situatën e vështirë në të cilën ndodhemi ne e konsiderojmë bashkëpunimin qeveri-biznes si të vetmen alternativë për t’i bërë ballë kësaj situate dhe mendojmë se kërkesat tona kërkojnë vlerëim të menjëhershëm në mënyrë që të shpëtojmë këtë sektortë rëndësishëm të ekonomisë sonë nga falimentimi i plotë” thuhet në kërkesën zyrtare drejtuar kreut të qeverisë.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: agjencifalimentimsondazhituristike

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Koronavirusi në Kosovë/ Sot 137 raste të reja, shënohet dhe 1 viktimë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.