Koronavirusi në Kosovë/ Sot 137 raste të reja, shënohet dhe 1 viktimë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kosova ka regjistruar 137 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Kjo e dielë ka shënuar një rënie të rasteve në krahasim me ditën e djeshme teksa kujtojmë se të shtunën në Kosovë s’kishte asnjë viktimë nga COVID-19.

Një pacient ndërroi jetë në Prizren kurse po gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 49 të shëruar.

NJOFTIMI NGA IKSHPK

49 TË SHËRUAR DHE 137 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 869 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 137 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Prizren).

Numri total i rasteve pozitive është 16.891 raste nga 80.058 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 653 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Podujevë 17 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Junik 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Mitrovicë, Novobërdë, Obiliq, Prizren, Suharekë dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento