Skip to content
Bota

Koronavirusi rikthehet fuqishëm në Itali, regjistrohen 7 mijë raste të reja

· 1 min lexim

Koronavirusi në shtetin fqinj, Itali është rikthyer këtë vjeshtë duke  regjistruar shifra të larta të rasteve me COVID-19.

Kështu në 24 orët e fundit janë regjistruar 7,332 raste të reja me Covid-19  ndërsa 43 persona kanë humbur jetën.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i testimeve është rritur shumë e bashkë me të dhe numri i të shtruarve në spitale pasi 25 prej tyre ndodhen në kujdes intensiv, ndërsa 394 po trajtohen në pavionet e tjera në spitalet COVID.

Ndërkohë ashtu si edhe më parë Lombardia mbetet rajoni që ka raportuar më shumë raste COVID-19, me 1,844 raste dhe 17 viktima, e ndjekur nga Campania me 818 raste.