Koronavirusi “paralizon” futbollin, Uefa shtyn Europianin për vitin e ardhshëm

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Uefa ka vendosur të shtyjë për në verën e vitit të ardhshm Kampionatin Europian, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Njoftimi u dha gjatë videokonferencës me 55 Federatat Europiane të Futbollit.

Rreth 17 minuta pas fillimit të videokonferencës, Federata Norvegjeze e Fubollit shkroi në Twitter se Europiani është shtyrë.

Më pas kanë ardhur konfirmimet edhe nga Federatat e tjera Europiane.

Turneu pritej të zhvillohej këtë vit në datat 12 qershor-12 korrik, në 12 vende të Europës.

Shtyrja e Europianit do t’i japë mundësi skuadrave të mbyllin kampionatet respektive dhe angazhimet në Champions League e Europa League.

Një javë më parë Uefa pezulloi edhe Champions League e Europa League.

Europa po përballet me një situatë të vështirë për shkak të koronavirusit.

Epidemia ka prekur kampionatet e futbollit në vendet respektive, të cilat janë pezulluar.

Në rang global, shifrat nga koronavirusi janë 187.405 të infektuar, 7478 të vdekur dhe 80.848 të shëruar.

Shpërndaje
Share.

Komento