Skip to content
Të Gjitha

Koronavirusi në Shqipëri, regjistrohen mbi 150 raste të reja në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë ndërruar jetën nga koronavirusi katër persona një 62 vjeçar dhe një 66 vjeçare nga Lezha dhe një 67 vjeçare e një 80 vjeçar nga Tirana.

Gjithsej janë kryer 971 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirëditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Përrenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në 9215 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (8 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         169

Të shëruar ne 24 orë                      100

Humbje jete në 24 orë                  4

Testime ditore                                  971

Testime totale                   95811

Raste pozitive                    14899

Raste të shëruara            9215

Raste Aktive                        5273

Humbje jete                          411

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      2717

Durrës      570

Shkodër    398

Lezhë        264

Korçë           268

Elbasan       221

Fier                 237

Vlorë             191

Kukës        146

Berat      128

Dibër     78

Gjirokastër   55