Bilanc i frikshëm/ Mbi 280 raste të reja me Covid, ja sa pacientë ndërruan jetë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Minisitria e Shëndetësisë ka bërë me dije pasditen e sotme përditësimin zyrtar të shifrave të të prekurve dhe pacientëve që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, sërish është një rritje e frikshme e rasteve të reja, duke shkuar në 281 raste, si dhe tre pacientë të cilët kanë ndërruar jetë.

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë 451 qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa në spitale po trajtohen 256 pacientë.

Njoftimi i Policisë:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1276 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 281 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10,071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

151 raste në Tiranë,

30 raste në Korçë,

18 raste në Fier,

14 raste në Elbasan,

12 raste në Pogradec,

7 raste në Lezhë, Mirditë, Kuçovë,

5 raste në Kavajë, Kamëz,

4 raste në Berat

3 në Devoll

2 raste në Durrës, Vlorë, Rrogozhinë, Roskovec, Cerrik,

1 rast në Shkodër, Kurbin, Mallakastër, Librazhd, Gjirokastër, Peqin, Kolonjë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje ndërgjegjjes individuale të secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (18 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         281

Të shëruar ne 24 orë                      70

Humbje jete në 24 orë                     3

Testime ditore                            1,276

Testime totale                        107,369

Raste pozitive                          17,055

Raste të shëruara                    10,071

Raste Aktive                             6,533

Humbje jete                                451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          3281

Durrës           653

Shkodër         452

Fier                 383

Korçë             397

Lezhë            338

Elbasan         279

Vlorë               233

Berat              191

Kukës            165

Dibër               84

Gjirokastër      77

Shpërndaje
Share.

Komento