Skip to content
Bota

Koronavirusi në Europë, konfirmohet një rast në Kroaci dhe dy në Austri

· 1 min lexim

Në Kroaci është konfirmuar rasti i parë me koronavirus.

Bëhet fjalë për një pacient të shtruan në një spital në Zagreb.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri kroat, Andrej Plenkovic.

“Pacienti është në klinikën e Zagrebit për sëmundjen infektive. Është një mashkull i ri në moshë. Ai është vendosur në izolim dhe është në kushte të mira për momentin”, u shpreh Plekovic në një konferencë për mediat.

Ministri i Shëndetësisë Vili Beros, deklaroi se pacienti ka qëndruar në Milano nga data 19-21shkurt.

Gjithasht edhe në Austri janë shënuar dy raste me koronavirus në zonen e Tyrol-it.

Autoritetet nuk e kanë gjetur ende burimin e epidemisë, por mendohet se ka ardhur nga Italia e Veriut, e cila është në kufi me Tyrol-in.

Koronavirusi tashmë ka marrë përmasa globale, ndërsa në Shqipëri për fat të mirë nuk është regjistruar ende asnjë rast.