Koronavirusi bën kërdinë në Ballkan, Rumania mbyll dy spitale për shkak të numrit të lartë të mjekëve të prekur
Koronavirusi po përparon me shpejtësi në Ballkan, duke marrë edhe jetë njerëzish.
Në Greqi numri i të prekurve ka shkuar në 820, në mesin e të cilëve 23 viktima.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 78 raste të reja me COVID-19.
Mediat greke bëjnë me dije se nga 134 pacientë, 53 janë të intubuar.
Në Serbi ndërkohë në 24 orët e fundit, janë regjistruar 2 viktima, ndërsa numri i përgjithshëm ka shkuar në 382.
Ministria e Shëndetësisë serbe bëri me dije se bëhet fjalë për pacientë që vuanin nga sëmundje të ndryshme dhe ishin të moshave 80 dhe 62 vjeç.
Kroacia ndërkohë numëron 2 viktima nga 481 të infektuar në total.
Në Slloveni janë prekur 528 persona, nga të cilët 5 janë viktima.
Në Kosovë numri i të prekurve është rritur në 71, teksa është shënuar vetëm viktimë.
Maqedonia e Veriut numëron 177 të prekur, pjesa më e madhe e të cilëve janë në Shkup.
Turqia ndërkohë është shteti më i prekur me 59 viktima, kurse të infektuar janë regjistruar 2400 persona.
Për shkak të rritjes së të infektuarve ndërmjet personelit mjekësor, Rumania është detyruar të mbyllë dy spitale, teksa numri i të prekurve në vend ka kaluar mbi 1 mijë, në mesin e të cilëve 17 janë viktima.