Koronavirus në Shqipëri: Një i dyshuar i tretë me urgjencë pranë Infektivit! Pezullohet çdo aktivitet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas konfirmimit në mesnatë të dy rasteve të para të prekura me Koronavirus në Shqipëri, “ABC News” raporton se një person i tretë është dërguar mëngjesin e sotëm me urgjencë në spitalin Infektiv në QSUT pasi dyshohet se mund të jetë gjithashtu i prekur.

“Burime nga spitali më bëjnë me dije se ka simptoma të COVID-19, por janë analizat e specializuara që do të saktësojnë nëse kemi të bëjmë vërtetë me një të prekur të tretë”, raporton gazetarja e “ABC News”.

Sakaq, ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se janë futur në karantinë dhe familjarët e dy pacientëve të parë të diagnostikuar me COVID-19, të cilët për dy javë kanë lëvizur lirshmërisht në Tiranë, që prej kthimit të djalit 28-vjeçar nga Fireence, i cili mendohet të jetë dhe pacienti zero.

 

Në këto kushte, qeveria ka nsiur marrjen e masave të menjëhershme. Nga dita e sotme është pezulluar mësimi në të gjitha institucionet arsimore deri më 23 mars, ndërsa në një njoftim publik, Autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë me dije se janë pezulluar fluturimet hyrëse dhe dalëse me 10 aeroporte italiane.

“Njoftim i rëndësishëm në lidhje me COVID-19 dhe fluturimet për/nga Shqipëria dhe Italisë.

Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe:

  • Aeroporti Milano Malpensa (MXP)
    • Aeroporti Milano Bergamo (BGY)
    • Aeroporti Bologna (BLQ)
    • Aeroporti Firenze (FLR)
    • Aeroporti Genoa (GOA)
    • Aeroporti Perugia (PEG)
    • Aeroporti Pisa (PSA)
    • Aeroporti Rimini (RMI)
    • Aeroporti Venezia (VCE)
    • Aeroporti Verona (VRN)

Autoriteti Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizimi të fluturimeve për/nga aeroportet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë.”

Gjithashtu, kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu kanë bërë me dije se do të pezullohen lundrimet drejt Italisë dhe çdo aktivitet publik e jo publik, si aktivitetet sportive, kulturore, konferenca etj.

Shpërndaje
Share.

Komento