Babë e bir të infektuar me Koronavirus rrëfehen nga karantina: Kushte skandaloze!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy pacientët e parë të infektuar me Koronavirus në Shqipëri, babë e bir 54 dhe 28 vjeç, kanë folur sot për herë të parë nga karantina në spitalin Infektiv në QSUT ku janë ankuar për kushtet “skandaloze” të dhomës ku ata qendrojnë të izoluar.

Në një deklaratë për “Ora News” të shoqëruar dhe me një video nga ambientet e dhomës, ata shprehen se kushtet në dhomën e Infektivit janë skandaloze, se ambienti është tepër i ftohtë dhe ka mungesë shërbimi.

Babë e bir të infektuar nga koronavirusi tregojnë se pasi kanë marrë mjekimin e parë askush nuk është interesuar më për vazhdimin e mjekimit.

Nga të dhënat e publikuara deri më tani, pacienti zero në Shqipëri është pikërisht 28-vjeçari i ardhur nga Firence me makinën e tij personale nga pika doganore e Muriqanit.

Bëhet e ditur se ai ka infektuar më tej babanë e tij dhe me të konstatuar simptomat e sëmundjes vdekjeprurëse, ka njoftuar shërbimin e Urgjencës dhe është futur më tej në karantinë së bashku me të atin.

Në karantinë gjithashtu janë futur dhe familjarët e tyre dhe ISHP bën me dije se janë duke u kontaktuar personat që kanë pasur kontakt me ta, që prej ardhjes së 28-vjeçarit P.K. me datë 26 shkurt në Shqipëri. Bëhet me dije se janë 14 persona që janë takuar me dy të infektuarit dhe që po u kryhen analizat e nevojshme.

Shpërndaje
Share.

Komento