Personi i dyshuar me koronavirus në Prishtinë ka rezultuar negative.
Ky është rezultati i analizave të kryera në Klinikën Infektive të QKUK në Prishtinë.
Në lidhje me këtë rast, ministri i Shëndetësisë së Kosovës Arben Vitia deklaroi se personi ndodhet në karantinë dhe se rasti është i izoluar.
Alarmi për përhapjen e koronavirusit është përhapur edhe në Shqipëri.
Kjo për shkak se në vendin tonë fqinj, Italinë, kanë humbur jetën 5 persona ndërsa ka mbi 200 të infektuar.
Deri më tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast me koronavirus, ndërsa po priten përgjigjet e analizave për një të dyshuar.