Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Koreja e Veriut teston një raketë të re lundruese, flet Kim Jong Un

09:20 29/01/2024
Reading Time: 2 min lexim

Lideri verikorean, Kim Jong Un, e ka cilësuar si sukses testimin e një rakete të re strategjike lundruese, që u lëshua nga një nëndetëse. Ai tha se ky testim është moment kyç në ndërtimin e fuqisë detare të shtetit të tij, raportoi media shtetërore e Koresë së Veriut.

Peniani ka shpeshtuar testimin e armëve gjatë këtij viti, përfshirë edhe testimin e një “sistemi armësh bërthamore nënujore” dhe një raketë balistike hipersonike, që operon me karburante të ngurta.

Media shtetërore KCNA tha se Kim ka shprehur “kënaqësi të madhe” për testimin e kryer të dielën, “i cili ka një rëndësi të madhe strategjike për zbatimin e planit tonë… për modernizmin e ushtrisë dhe ndërtimin e një force të fuqishme detare”.

Lideri verikorean po ashtu ka inspektuar një “nëndetëse bërthamore” dhe ka diskutuar me zyrtarët për ndërtimin e luftanijeve të reja, tha KCNA më 29 janar pa dhënë më shumë detaje.Sipas Koresë së Veriut, raketa lundruese e testuar të dielën fluturoi për rreth dy orë. Megjithatë, Peniani nuk tregoi se cila ishte distanca që përshkroi raketa.

Për dallim nga raketat balistike, testimi i raketave lundruese nuk është i ndaluar sipas sanksioneve aktuale që Kombet e Bashkuara kanë vendosur ndaj Koresë së Veriut.

Sipas Koresë së Veriut, gjatë javës u testuan dy raketa Pulhwasal-3-31. Këto lloj raketash janë një gjeneratë e re e raketave lundruese që Peniani tha se ka testuar për herë të parë të mërkurën e javës së kaluar.

Raketat lundruese fluturojnë në një lartësi më të ulët sesa raketat e sofistikuara balistike, dhe bën që këto lloj raketash të mos detektohen lehtë.

Është e paqartë aftësia e saktë e Koresë së Veriut sa i përket lëshimeve të raketave nga deti, por ky shtet në të kaluarën ka lëshuar raketa nga anije më të vjetra, por jo nga nëndetëset./REL

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: koreja e veriut

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Rama “qeras” me leje ndërtimi Gjikurinë, Fushën, Papulin dhe djemtë e Apexit

Rama “qeras” me leje ndërtimi Gjikurinë, Fushën, Papulin dhe djemtë e Apexit

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English