Skip to content
Aktualitet

Korça s’gjen qetësi, rinisin lëkundjet e tërmeteve

· 1 min lexim

Disa lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Korçë. Lëkundjet e para, por më të lehta u shënuan mbasditen e djeshme, duke rikthyer edhe frikën e banorëve.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme janë shënuar të tjera dridhje të tokës, ndërsa siç mësohet, lëkundjet e fundit u shënuan rreth orës 22:22.

Lëkundjet e tërmetit të mbrëmshëm kanë qenë me magnitutë 3,7 ballë dhe me thellësi 25 km. Epiqendra ka qenë fshati Nikolicë, i cili ndodhet në jug të Korçës.

Kujtojmë se në fillim të muajit qershor qyteti në juglindje të Shqipërisë u tund disa herë nga tërmete të njëpasnjëshme dhe të forta, të cilat shkaktuan pasoja shkatërrimtare tek banorët.

Shumë prej tyre kaluan natën jashtë e shumë të tjerëve iu shembën edhe shtëpitë.