Kontroll për banesat mbi 50 vjet, zbardhet drafti i qeverisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas tërmetit të 26 nëntorit, qeveria po përgatit një draft për auditimin e të gjitha ndërtesave që kanë më shumë se 50 vjet.

Ndërtesat do të kontrollohen, për të parë, nëse i përmbushin kërkesat minimale të rezistencës dhe sigurisë.

Menjëherë pas auditimit, do të merren masa për të garantuar sigurimin e tyre, shkruan “Monitor”.

“Të gjitha objektet, të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar i nënshtrohen procesit të auditimit teknik. Rregullat për mënyrën se si do të zbatohet auditimi dhe cilat do të jenë subjektet që do ta kryejnë atë, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në projektligj.

Projektligji parashikon, se ndërhyrjet teknike do të kryhen nga institutet shtetërore ose ente të tjera, të përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë e ndërtimeve.

Në auditim do të përfshihen:

  • Ndërtimet publike
  • Ndërtimet jo me vlerë të preventuar së paku 100 milion lekë
  • Objektet me akses publik
Shpërndaje
Share.

Komento