Skip to content
Të Gjitha

Kontribut i jashtëzakonshëm për shpëtimin e Alvinit, Lleshaj i akordon Medaljen e Mirënjohjes Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Liban

· 1 min lexim

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka akorduar medaljen “Mirënjohje publike”, Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Liban, Marc I. Ghorayeb.

Ky i fundit dha një kontribut të jashtëzakonshëm në lirimin e Alvin Berishës nga kampi i luftës në Siri.

Ceremonia u zhvillua në ambjentet e Ministrisë së Brendshme në Tiranë.

Alvin Berisha arriti të shpëtoni nga kampi i ferrit në Siri, pas 5 vitesh.

Vogëlushi u mor me vete nga nëna e tij, pasi kjo e fundit u radikalizua dhe u martua me një xhihadist kosovar.

Pas vdekjes së nënës së tij, Alvini mbeti i vetëm në kamp, ndërsa kishte dëmtuar edhe këmbën, si pasojë e një shpërthimi me bombë.

Rasti i tij u bë publik për herë të parë nga emisioni investigative “Le Iene”.