Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kontratat kulturore në qendër të hetimit: SPAK heton lidhjet mes Veliajt dhe bashkëshortes Ajola Xoxa

15:42 30/07/2025
Reading Time: 2 min lexim
Kontratat kulturore në qendër të hetimit: SPAK heton lidhjet mes Veliajt dhe bashkëshortes Ajola Xoxa

Një ndër akuzat kryesore në dosjen e SPAK kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhet me dyshimet për korrupsion pasiv dhe favorizim të kompanive të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Sipas dokumenteve hetimore, një pjesë e fondeve publike janë kanalizuar përmes projekteve kulturore të miratuara nga Bashkia e Tiranës drejt subjekteve të afërta me Xoxën.

Një nga rastet që përmendet në dosje është kontrata me vlerë rreth 30 mijë euro për aktivitetin “Festivali Ndërkombëtar i Dancit”, realizuar përmes Teatrit Kombëtar dhe fituar nga kompania e Elman Abules. Kjo kompani rezulton e lidhur me persona të afërt me Ajola Xoxën, sipas SPAK.

Në funksion të hetimeve, është marrë edhe dëshmia e Abigeila Voshtinës, ish-drejtoreshë e Teatrit të Operas dhe Baletit deri në dhjetor 2024. Ajo ka deklaruar se, gjatë drejtimit të institucionit, ka nënshkruar kontrata të paligjshme me kërkesë të drejtpërdrejtë të Ajola Xoxës, duke pohuar se është ndjerë e detyruar të firmosë.

Në dosje janë analizuar edhe strukturat vendimmarrëse dhe procedurat zyrtare që ndjek Bashkia e Tiranës për miratimin e projekteve kulturore. Sipas legjislacionit, Këshilli Artistiko-Kulturor i kryeqytetit, një strukturë prej 9 anëtarësh të miratuar nga Këshilli Bashkiak, ka kompetencën për të aprovuar projektet në fushën e artit dhe kulturës. Vendimet e këtij Këshilli shërbejnë si bazë për financimet nga Bashkia.

Më tej, sipas vendimit nr. 12, datë 11.03.2016 të Këshillit Bashkiak të Tiranës, është miratuar rregullorja që përshkruan hapat që duhen ndjekur për financimin e projekteve kulturore, artistike, rinore dhe sportive.

Një element kyç në skemën e vendimmarrjes është urdhri i firmosur nga Erion Veliaj rreth 7 vite më parë, me të cilin ai delegoi kompetencat për financimet kulturore tek një nga nënkryetarët e Bashkisë. Sipas këtij urdhri, nënkryetari përkatës ka pasur autoritetin për të firmosur aktet financiare të mbështetjes së projekteve artistike.

Nëse do të provohet se procedurat janë ndjekur sipas rregullores në fuqi dhe kompetencat janë zbatuar konform delegimit të bërë, përcaktimi i përgjegjësisë direkte të Veliajt për këto kontrata do të varet nga përfundimet e mëtejshme të hetimeve.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Nëna e vrasësit të Ilaria Sulës pranon ndihmën për fshehjen e kufomës, kërkon gjykim të shkurtuar

Nëna e vrasësit të Ilaria Sulës pranon ndihmën për fshehjen e kufomës, kërkon gjykim të shkurtuar

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English