Skip to content
Të Gjitha

Konsumoi fotoksinë dhe u paraqit në spital, 49-vjeçarja në gjendje të rëndë

· 1 min lexim

Një 49-vjeçare në Vlorë është paraqitur në spital pasi kishte konsumuar fotoksinë.

Bëhet me dije se ajo momentalisht është në spital, në gjendje të rëndë.

Akoma nuk dihet nëse ajo e ka konsumuar me vetë dije, apo aksidentalisht.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 12.11.2020, rreth orës 15:00, në spitalin rajonal Vlorë, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja H. Xh., 49 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.

Shtetasja H. Xh. aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.