Gjatë mbledhjes së zhvilluar sot në Berlin Drejtuesit e Partisë Socialiste Evropiane, në mbyllje të kongresit kanë kënduar këngën e njohur “Bella ciao”. Kënga u këndua fill pasi Kancelari gjerman Olaf Scholz përfundoi fjalën e tij. Ky xhest i bërë sot në kongresin e zhvilluar në Berlin ishte një shenjë homazhi dhe rrespekti në nder të 22-vjeçares iraniane e cila humbi jetën tragjikisht pasi ishte ndaluar nga policia sepse nuk kishte veshur hixhabin në mënyrën e duhur.
Kujtojmë se vdekja e 22-vjeçares Amini ka nxitur prej një muaji protesta masive në Iran, ku kanë humbur jetën dhjetëra njerëz nga dhuna ne policisë në përpjekje për të shtypur revoltën popullore.
“Bella ciao” është kënduar edhe nga të pranishmit në sallë përfshirë sekretarin e Partisë Demokratike, Enrico Letta, përfaqësuesin e lartë të BE-së Josep Borrell, presidentin e ri të PSE, Stefan Loefven dhe komisionerët e BE-së, Frans Timmermans dhe Ylva Johansson.
Pretestuesit kanë djegur shamitë dhe kanë prerë flokët në shenjë revolte , si dhe kërkojnë që tani e tutje të zbuten disa rregulla për përdorimin e veshjeve apo liritë e grave. Vdekja e Aminit ngjalli një ndjenjë të madhe revolte në popull pavarësisht gjinisë apo moshës të gjithë kanë dalë në rrugë. Këto protesta janë kundërshtuar me forcë nga qeveria vendase.