Skip to content
Të Gjitha

Kongresi i PS në 23 mars/ Vendimet që do merren, i ftuar edhe Fatos Nano

· 1 min lexim

Në datën 23 mars në orën 10:00, PS do të mbledhë Kongresin në Pallatin e Kongreseve.

Vendimi për mbledhjen e kongresit të shtunën është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë së partisë që u zhvillua mëngjesin e sotëm.

Kongresi do të jetë i ndarë ne tre sesione të ndryshme, ku fjalën kryesore do e mbajë kryetari i PS, kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu  nga Kongresi i PS do shpallet lista e këshilltarëve bashkiake vetëm për Tiranën.

Mësohet se ftesa për pjesëmarrje në Kongres i është dërguar të gjithë kryetarëve socialistë ndër vite, përfshi edhe Fatos Nanon.