Pas vrasjes së Qasem Soleiman, Hossein Dehghan, këshilltari ushtarak i Udhëheqësit Suprem Ayatollah Khamenei ka dhënë një intervistë për CNN në Teheran.
Ai tha se vendi i tyre nuk ka kërkuar dhe s’do kërkojë kurrë luftë.
“Përgjigja me siguri do të jetë ushtarake dhe kundër vendeve ushtarake. Më lejoni t’ju them një gjë: Udhëheqja jonë zyrtarisht ka njoftuar se ne kurrë nuk kemi kërkuar luftë dhe nuk do të kërkojmë luftë”.
Por, më pas akuzoi se SHBA ka nisur luftën, andaj tani duhet të marrin përgjigjen ndaj veprimeve që kanë kryer.
” E vetmja gjë që mund të përfundojë këtë periudhë lufte është që amerikanët të marrin një goditje që është e barabartë me goditjen që ata kanë shkaktuar. Pas kësaj ata nuk duhet të kërkojnë një cikël të ri“, është shprehur Dehghan.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump nëpërmjet një statusi në Twitter, shkruajti se nëse Teherani sulmon pasuritë amerikane, SHBA do të godasë “shumë fort dhe shumë shpejt”.
Këtë reagim Dehghan e cilësoi si qesharak dhe absurd.
“Trump nuk e njeh ligjin ndërkombëtar. Ai nuk i njeh rezolutat e KB. Në thelb ai është një gangster i vërtetë dhe një lojtar i fatit. Ai nuk është politikan ai nuk ka stabilitet mendor,” .
Duke iu referuar rezolutës 2347 të Kombeve të Bashkuara e cila dënon shkatërrimin e paligjshëm të trashëgimisë kulturore, Dehghan tha se nëse Trump dëshiron të imponojë sundim, logjikë dhe racionalitet mbi vendimin e tij duhet të pranojë që ai është një kriminel lufte dhe duhet të gjykohet.
I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Trump do të kryente kërcënimin e tij për të goditur ndonjë nga vendet kulturore të Iranit, Dehghan tha se asnjë personel ushtarak amerikan, asnjë qendër politike amerikane, asnjë bazë ushtarake amerikane, asnjë anije amerikane nuk do të jetë e sigurt dhe se ata janë të arritshëm për ta.
Soleimani ka qenë komandant i njësisë elitare Quds, ndërsa njihej në opinionin si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran.
Pasi e lokalizoi në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit, ushtria amerikane kreu një sulm ajror me dron duke lënë të vdekur edhe disa zyrtarë tjerë ushtarakë të Iranit.