Skip to content
Aktualitet

Krim në familje, djali nga Lushnja godet të atin me sëpatë

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje. Një 30-vjeçar ka goditur me sëpatë babain e tij.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti në familje.

Sipas policisë, rreth orës 08:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Dritan Veliu ka qëlluar me sëpatë babanë e tij, Kujtim Veliu.

67-vjeçari ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

30-vjeçari është larguar nga banesa pasi ka goditur babain. Mësohet se policia ka bërë të mundur arrestimin e tij dhe po merret në pyetje për shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Deklarata e policisë

Godet babain me sëpatë, kapet në flagrancë nga patrulla e policisë në tentativë për tu larguar.

Sot rreth orës 08:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, shtetasi D.V, 30 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me sëpatë babain e tij, shtetasin K.V, 67 vjeç.

Pasi ka goditur babain, shtetasi D.V është larguar nga vendngjarja por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë e cila ishte në ndjekje të tij.

Shtetasi K.V ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.