Skip to content
Kryesore

Konfiskohen 7 vila luksoze në Tiranë

· 2 min lexim

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka konfiskuar shtatë vila të ndërtuara pa leje dhe ka shpallur fajtorë nëntë persona për veprat penale “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Gjatë hetimeve u zbulua se vilat ishin ndërtuar në zonën e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, dhe ishin formalisht të pajisura me leje rindërtimi. Megjithatë, u konstatuan dokumente të falsifikuara, të cilat pasqyronin të dhëna të pasakta dhe shkaktonin dëme në fondin pyjor të Bashkisë Tiranë.

Personat e shpallur fajtorë janë:

  1.  Armand Prelezi, arkitekt, për “Falsifikim dokumentesh”;
  2. Klevis Bregu, arkitekt, për “Falsifikim dokumentesh”;
  3.  Manush Teqja, për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Falsifikim dokumentesh”;
  4.  Florian Zela, për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Falsifikim dokumentesh”;
  5. Abaz Teqja, për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Falsifikim dokumentesh”;
  6.  Mehmet Durishti, për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Falsifikim dokumentesh”;
  7. Tefta Visha, për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Falsifikim dokumentesh”;
  8. Dorina Dushku, për “Ndërtim të paligjshëm”;
  9. Arblin Harizi, për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Hetimet vijojnë nga Prokuroria e Tiranës, e cila po shqyrton mundësinë e veprimeve të paautorizuara nga entet publike përgjegjëse dhe bashkëpunëtorëve të tjerë për këto vepra penale.