Skip to content
Të Gjitha

Konfirmohet rasti i dytë me Covid-19, Bashkia e Durrësit mbyll dyert për qytetarët

· 1 min lexim

Bashkia e Durrësit ka mbyllur dyert për qytetarët.

Kjo ka ndodhur pasi është shënuar rasti i dytë me koronavirus në këtë institucion.

Mësohet se ai është kontakt i të infektuarit dy ditë më parë.

Gjithashtu në karantinë janë mbyllur të gjithë punonjësit që kanë pasur kontakt me të prekurit, në pritje të përgjigjes së tamponit.

Sot në bashkinë e Durrësit nuk është lejuar që të futet asnjë qytetar.

Pritet që të bëhet dezinfektimi i saj e më pas të rikthehet shërbimi.