Konfirmohet me COVID-19, kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një futbollist i Vllaznisë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra kuqeblu përmes një postimi në rrjetet sociale.

Lojtari i infektuar me Covid është kapiteni i skuadrës, Erdenis Gurishta.

“Gurishta tashmë do të duhet të qëndrojë i izoluar deri sa ta kalojë virusin”, thuhet në njoftimin e Vllaznisë.

Për lojtarin dyshohej që në fillim se mund të ishte infektuar, pasi kishte shfaqur shenjat e para të virusit.

Këtë e kishte pohuar edhe vetë lojtari, i cili pas testit të bërë, u shpreh se kishte temperaturë. Një lajm i keq për Vllazninë dhe lojtarin, i cili tashmë do të duhet të qëndrojë i izoluar deri sa ta kalojë virusin.

 

Shpërndaje
Share.

Komento