Konfirmohen dy raste të reja me koronavirus në Delvinë, mes tyre një edukatore
Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në institucionet arsimore në vendin tonë dhe këtë herë një tjetër person ka rezultuar pozitiv me Covid-19, në Delvinë.
Së fundmi edukatorja e qendrës ka dalë pozitive me koronavirus. Ajo është asimptomatike dhe është karantinuar së bashku me familjarët e saj, ndërsa në karantinë janë vendosur edhe 6 fëmijët e kopshtit.
Kopshti ku rezultoi e infektuar edukatorja ndodhet në të njëjtën godinë me shkollën 9-vjecare “Kosta Çavo”, aty ku javën e shkuar u prek nga Covid-19 një mësuese. Kopshti do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë, ndërsa janë bërë dezifektimet në të gjithë ambientin.
Gjithashtu edhe një e moshuar rreth 70-vjeçe është infektuar me koronavirus, ajo është dërguar drejt spitalit Infektiv pasi gjendja e saj ishte rënduar prej ditësh. Priten përgjigjet e tamponëve për familjarët e të moshuarës.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 825 testime, nga të cilat 131 kanë rezultuar pozitivë.Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, kanë humbur jetën 3 pacientë, duke e çuar në 267 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.Në të dy spitalet Covid po trajtohen 201 pacientë, 17 në terapi intensive.