“Konferencë e madhe donatorësh”, Rama zbulon detaje nga Samiti i NATO-s

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike detaje nga Samiti i NATO-s.

Shefi i qeverisë u shpreh se liderët botërorë kërkonin të dinin më shumë, rreth situatës së krijuar në Shqipëri pas tërmetit.

Rama tha se po punohet për organizimin e një konference të madhe donatorësh dhe deri më tani reagimet kanë qenë pozitive.

Përsa i përket integrimit, kryeministri tha se fokusi ka qenë në planin e prezantuar nga Franca, ndërsa Shqipëria do të vijojë me reformat.

Në lidhje me ftesën për kreun e PD, Lulzim Basha, Rama tha se është koha për të ndërtuar çatinë e Shqipërisë.

“Për mua ky ishte objektivi kryesor i gjithë këtij samiti dhe u ndjeva i inkurajuar nga fakti që të gjithë ishin jo vetëm në dijeni por edhe të intresuar të dinin më shumë. Bëra bisedë të gjatë me presidentin e Francës, kancelaren, kryeministrin e Hollandës dhe sërë liderësh të tjerë, kryeministrja e Danimarkës ka qenë jashtëzakonisht e përfshire dhe e interesuar, kryeministri Conte, i Kanadasë, Erdogan, me presidentin Trump kemifolur, qëllimi është të orgaanizojmë një konference të madhe donatorësh. Reagimet e para kanë pozitive por do punojmë intensivisht”, tha Rama.

Intervista

A folët për integrimin në këtë takim?

Fokusi ka qenë në këtë temë, ka pasur edhe elementë të tjerë në bisedë për ecurinë e procesit të brendshëm në BE, si do shkojë diskutimi mbi dokumentin e paraqitur nga Franca për ndryshim të metodologjisë, por kam qenë i fokuduar tek kjo cështje, por vendi do vazhdojë të bëjë të njëjtat gjëra edhe sikur të ishin hapur negociatat. Përtej dallimeve e kundërshtive në procesin e negociatave Evropa është e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve. Ju kemi vënë në dispozicion dokumente, infiornacioni në Bruksel ka arritur, se kemi parë shumë ndihmë”.

I pyetur se cfare nenkupton thirrja per bashkepunim ndaj kreut te opozites Lulzim Basha, kryeministri Rama tha:

“Gjene me normale ne bote, ska asnje sens qe të vazhdoje historia me deklarata ne distancë kur ne të gjithë jemi jo vetëm të goditur nga e njëjta tragjedi por nga ana tjetër të gjithë jemi në në nevojë për të ndërtuar catinë e një shtëpie më të madhe se shtëpia e politikës, që është shtëpia e Shqipërisë”.

Shpërndaje
Share.

Komento