Konferenca e donatorëve për Shqipërinë, Franca merr përsipër organizimin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e djeshme Bashkimi Europian akordoi nga fondi i emergjencës 15 milion euro për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Gjithashtu kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi se do të organizohet edhe një konferencë donatorësh.

Thirrja u përsërit edhe nga presidenti francez, Emanuel Macron, shkruan DW.

Ky i fundit ka dhënë dakordësinë që konferenca mund të zhvillohej në Francë dhe do të bashkojë partnerë publik e privat.

Qeveria shqiptare ende nuk i është përgjigjur këtij propozimi.

Kryeministri Edi Rama e quajti propozimin e kryetares së KE një sukses të madh.

 “Konferenca e madhe e donatorëve është një sukses, po të doni vendoseni edhe në thonjëza, sepse krijon premisën për një qasje shtet me shtet në raport me Shqipërinë dhe është një instrument ekstra mbi gjithë instrumentet e tjerë të financimit, me një potencial financimi të konsiderueshëm”, tha Rama.

Marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë para tërmetit nuk ishin të mira, për shkak të vetos së vendosur nga Macron, për fillimin e bisedimeve për negociatat.

Por pas tërmetit dy vendet u afruan, pasi Franca dërgoi trupa në Shqipëri për të përballuar situatën.

Gjithashtu Macron propozoi dhe planin e tij për zgjerimin e BE, ndërsa kritikoi procedurën e ndjekur deri më tani.

Shpërndaje
Share.

Komento