Fondi fillestar për tërmetin/ Rama publikon shifrat, ja sa para do të merren nga buxheti i shtetit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike ditën e sotme shifrën fillestare, që do të akordohet nga buxheti i shtetit, për të përballuar pasojat e tërmetit.

Rama tha se fondi fillestar do të jetë 20 miliardë lekë, nga këto 13 miliardë do të merren nga buxheti dhe 7 miliardë të tjera nga donacionet.

Shefi i qeverisë paralajmëroi se në reformën ligjore do të ketë edhe një pikë për mediat që përhapin panik gjatë situatave të jashtëzakonshme.

Më tej kryeministri tha se nga buxheti janë hequr shpenzimet për makina dhe mobilime, pasi do të përdoren për të përballuar pasojat e tërmetit.

Numri një i qeverisë ka mohuar edhe zërat që flasin për një buxhet të boshatisur.

Fjala e Ramës

Nga foltorja e Kuvendit kreu i qeverisë tha se buxheti angazhon një fond prej afro 20 miliard lekësh, 13 prej të cilave janë të ardhura nga buxheti dhe 7 nga donacionet e ndryshme, duke nënvizuar faktin se ky është një alookim fillestar.

Teksa nuk i kurseu ironitë për deputetët e opozitës së re, por edhe për mediat dhe analistët, Rama tha se qytetarët, përveç halleve natyrore, u duhet të dëgjojnë edhe ‘bombardimet’ që shfaqen nëpër ekrane dhe portale, nga disa që sipas tij bëjnë sharlatanët, që shfaqen si sizmolog, inxhinier, konstruktor, apo prokurorë.

“Duke ndjekur këto diskutime këtu dëgjova që flitej për Japoni. Por meqë jemi për një situatë të jashtëzakonshme ,dëshiroj që të ndaj me ju nevojën për adresimin e problemeve të konstatuara, që të marrim dhe shembullin e Japonisë, Izraelit, Amerikës, ua mbyllin gojën të gjithë atyre që s’kanë ça thonë. Dhe ua mbyllin me ligj. S’u jepet mundësia lloj-lloj protagonistëve pa lidhje që të çorodisin dhe dëshpërojnë miletin. Kjo do të jetë një nga gjerat që do të adresojmë në reformën ligjore për rastet e fatkeqësive natyrore. Nuk është e mundur që përveç halleve natyrore, populli të ketë dhe këtë hall të madh, që bombardohet nga delikuentët dhe sharlatanët, që shfaqen si sizmolog, inxhinier, konstruktor, apo prokurorë. Nga ana tjetër dëgjova Ralfin që kërkonte matrapik dhe ishte shumë i shqetësuar që në vrapin e tij për t’i ardhur në ndihmë njerëzve nuk kishte gjetur matrapik. Nuk përdoret matrapiku nën rrënoja kur ka njerëz të gjallë. Dëgjova një zonjë që fliste për buxhetin dhe nuk e kishte lexuar. Janë hequr nga buxheti për makina, mobilimet, s’ka. Të gjitha ato fondet i kalojnë fondit të rindërtimit. Po ta kishe lexuar këtë do ta kishe kapur. Unë e mirëkuptoj që tërmeti ka bërë të vetën dhe me ju dhe mbi fjalimet tuaja. Për të ardhur tek thelbi që na ka mbledhur këtu dhe për mos t’ju harxhuar njerëzve kohe me brroçkulla. Dëshiroj që të them disa gjëra, buxheti angazhon një fond afro 20 mld prej të cilave 13 mld janë lekë nga të ardhurat buxhetore dhe 7 mld nga donacionet e ndryshme. Kjo pako e parë është alookim fillestar. Kam dëgjuar përveç këtyre klithmave për doreza, kapele, çizme, janë jehonë e konstatimeve të përcipta të përcjellja nga ekranet dhe nga portalet dhe nga vitrinat dhe që shteti paska ngelur pa lekë dhe s’paska mundësi të përballojë këtë situatë. Dëgjojeni mirë këtë dhe ta dëgjojnë mirë të gjithë; ne dot a programojmë të gjithë procesin sikur mos të marrin asnjë lekë nga bota. Kështu e kemi programin dhe kështu do ta bëjmë. Kjo që bëjmë me këtë buxhet është fillimi i këtij programi.”, tha Rama.

Shpërndaje
Share.

Komento