Skip to content
Politikë

Koncesioni i sterilizimit/ Vokshi njofton mbledhjen e komisionit hetimor

· 1 min lexim

Ditën e djeshme u miratua me shumë votash ngritja e dy komisioneve parlamentare, pas dakordësisë mes opozitës dhe maxhorancës, për të rikthyer në normalitet seancat e Kuvendit.

Sot opozita nuk ka humbur kohë, duke njoftuar edhe mbledhjen e parë të komisionit hetimor për Sterilizimin.

Deputetja Albana Vokshi që drejton komisionin e sterilizimit dhe atë të Check-Up, tha se mbledhja e parë e komisionit do të zhvillohet ditën e hënë.

“Pas miratimit në Seancën Plenare të Kuvendit, datë 21.03.2021, bazuar në ligjin “Për Organizimi dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, mbledhja e parë e “Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi” do të zhvillohet ditën e hënë, datë 25 mars 2024, ora 11.00 në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftimi.