- Reklamë -spot_img
11.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetKoncesioni i sterilizimit, Nisma Thurje padit në SPAK Ilir Beqajn

Koncesioni i sterilizimit, Nisma Thurje padit në SPAK Ilir Beqajn

- Reklamë -spot_img

Nisma Thurje ka dorëzuar pranë SPAK-ut, një kallëzim për disa zyrtarë të lartë.

Këto të fundit janë të përfshirë në procesin e dhënies me koncesion të sterilizimit.

Në mesin e të akuzuarve mësohet se është edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Informacioni është bërë i ditur nëpërmjet një postimi në faqen e Nisma Thurje në Facebook.

Për koncesionin e sterilizimit, shqiptarët paguajnë 190 euro për set, ndërsa më parë paguanin vetëm 2.4 euro.

Koncesioni i sterilizimit i kushton buxhetit të shtetit 160 milion euro në vit.

Kontrata e koncesionit të sterilizimit, ka hyrë në vitin e tretë të zbatimit saj, por ka shfaqur defekte serioze në parashikimin e kostove.

Kostot e sterilizimit kanë kaluar ato të operacionit dhe për ekspertët e shëndetësisë kjo është absurde.

Me një përllogaritje të thjeshtë, Shqipëria paguan 250 euro më shumë sesa Gjermania për sterilizimin dhe 190 euro më shumë sesa Turqia.

“Mendojmë se duhet hetuar edhe nëse mënyra se si është parashikuar paketimi i seteve në kontratë ka ndikuar në rritjen artificiale të seteve të përdorura. Shumë mjekë kanë ngritur shqetësimin se ndarja e seteve nuk i përshtatet mirë diversitetit të nevojave të operacionit, dhe shpesh i detyron ata të hapin disa sete të sterilizuara vetëm për një instrument kirurgjikal, çka mund të jetë jo efiçente, duke krijuar kosto të panevojshme për buxhetin e shtetit. Dyshojmë se ky planifikim jo i mirë ka ndikuar që vetëm në katër vitet e para shteti të paguajë 36 milion euro mbi vlerën fillestare të parashikuar në kontratë. Nëse rritja vazhdon me këto ritme në përfundim të kontratës vlera e saj mund të rritet deri në 70% mbi vlerën fillestare, pa kaluar asnjë procedurë kontrolli apo rishqyrtimi”, thuhet ndër të tjera në padinë, e cila është siguruar nga “Top Channel”.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj