Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Koncesionet e HEC-eve, shumica në letër, 70% e atyre nën 2MW s’ka hyrë në prodhim

15:45 01/06/2023
Reading Time: 2 min lexim

Pak vite më parë qeveria nisi një praktikë të gjerë të dhënies së miratimit për hidrocentrale të vegjël me kapacitet deri në 2MW.

Këto të fundit mund të kalonin vetëm me firmën e ministrit përgjegjës të Energjisë pa pasur nevojë për të kaluar në qeveri.

Teksa këto kontrata jo konceisone rriteshin vit pas viti ekspertët e energjisë por edhe të mjedisit ngritën pikëpyetjet mbi përfitueshmërinë që kishte ky lloj investimi në raport me dëmin që krijonte në burimet ujore ku parashikoheshin të ngriheshin. Sot vite më pas një pjesë e mirë e këtyre projekteve mbeten vetëm në letër.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në raportin e tij vjetor nënvizon se të paktën 70 për qind e energjisë së kontraktuar për HEC-et nën 2 MW nuk ka hyrë ende në prodhim. E njëjta situatë shfaqet edhe në kontratat e tjera që janë koncesione dhe që kanë kaluar me vendime qeverie.

“Mbi shfrytëzimin e burimeve natyrore u evidentua se: ende nuk ka hyrë në prodhim rreth 70% e total energjisë së kontraktuar për HEC-et nën 2 MW, jo objekt koncesioni, dhe rreth 50% e total energjisë në kontrata koncesionare të lidhura për HEC; ndërkohë rreth 35% e kontratave koncesionare për shfrytëzimin e burimeve hidroenergjetike janë jashtë afatit, kanë rezultuar me shkelje ose janë në procese gjyqësore, si dhe nuk është përfituar prej tyre “fee koncesionare” (energji elektrike pa pagesë) në vlera të konsiderueshme” thuhet në raport.

Raporti i KLSH ndalet edhe tek shfrytëzimi i diellit dhe erës në prodhimin e energjisë dhe kapacitetet që janë miratuar për këtë grup.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dalë në përfundimin se është e vështirë të vlerësohet procesi aktualisht pasi dosjet nuk kanë aktet e gjeneruara nga ministria dhe as nuk ka një vlerësim për aftësitë teknike dhe financiare të subjekteve të interesuara.

“Në lidhje me miratimin e ndërtimeve të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike që nuk janë objekt koncesioni (fotovoltaike/ eolike/ hidrike), rezultuan vështirësi në gjurmimin e procesi pasi dosjet për miratimin e impianteve fotovoltaike/ eolike nuk përmbajnë aktet e gjeneruara nga strukturat e MIE; nuk është kryer një vlerësim i drejtë i aftësive teknike, financiare dhe ekonomike të subjekteve aplikues nga komisionet e vlerësimit të aplikimeve” thuhet në raport.

Një tjetër pikë e sjellë në vëmendje është ajo mbi kontratat e koncesioneve dhe partneritetit publik privat ku rezultoi se në disa raste, gjatë realizimit të procedurave konkurruese për dhënien me koncesion për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike hidrike, nuk është bërë më parë identifikimi i koncesionit të mundshëm të projektit, shoqëruar me analizën e rentabilitetit dhe përshtatshmërisë financiare./MONITOR

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
Apeli la në burg Fredi Belerin, reagon ashpër Athina zyrtare

Apeli la në burg Fredi Belerin, reagon ashpër Athina zyrtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.