Mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë, tha se është vendosur që maskat të bëhet të detyrueshme në ambientet ku ka shumë njerëz, biznese dhe ambientet e mbyllura, pritja në radha dhe se nëse kjo nuk respektohet do të vendosen gjoba.
Mesa duket autoritetet kanë ndryshuar mendim për çështjen e maskave, teksa kujtojmë se edhe në fazën e hyrjes së pandemisë në vend, por edhe pas rasteve të para dhe deri vonë, autoritetet dhe qeveria, ndoshta nga mungesa e tyre, por nuk përjashtohet rasti edhe për shkak të mungesës së informacionit, shpreheshin se nuk është i domosdoshëm përdorimi i tyre nëse ruhej distanca.
E ftuar në emisioni “Repolitix” në Report Tv, mjekja Kuli tha se ky vendim do të behet bëhet shumë shpejt i zbatueshëm, ndërsa shtoi se nuk pritet të ketë ulje të rasteve.
“Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejtë. Kurba është e lartë por e qëndrueshme, ndërsa nuk pritet të ketë ulje të rasteve”, tha anëtarja e Komitetit teknik.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar në 1,791 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.Në vendin tonë aktualisht janë 1,232 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.