COVID-19 tashmë ka hyrë dhe tek skuadrat e futbollit. Ekipi i Partizanit konfirmoi ditën e sotme se dy futbollistë Deian Boldor dhe Besnik Ferati kanë rezultuar pozitiv pas bërjes së tamponit.
Ditët e fundit ata kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit. Edhe një lojtar tjetër i Partizanit, Amir Bilali, ka bërë testin, por ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre.
Klubi ka marrë të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë t’i përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit.
Por pas këtij lajmi një reagim nga ardhur nga epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja. Daja është shprehur se është mirë që ekipi i Partizanit duhet të izolohet për 14 ditë dhe nuk duhet të zhvillojë ndeshjet e planifikuara.
“Nëse një pjesëtar i ekipit ka rezultuar pozitiv të gjithë të tjerë edhe pse u ka dalë testi negativ, mirë është të qëndrojnë në izolim 14 ditë aq sa duhet për inkubacionin e virusit, pasi shenjat mund të shfaqen me vonë. Si rregull është që të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë pasi mund të bëhen rrezik potencial për të tjetër. në lidhje me ndeshjen këshilla ime është që ajo të mos zhvillohet“, tha Daja.